Si të bësh lekë duke qënë pasiv?!

Të bësh lekë ndërkohë që fle?!

Kur dikush ka nevojë për të ardhura shtesë, pergjigja tipike është të ketë “pune part time”. Po nëse ti ske kohën dhe energjinë që ta perballosh atë?!

Personalisht e di që sdo mundja.

Nevojiten disa ide për të ardhura ndërkohë që ti rri pasiv – ato kërkojnë investime të vogla në kohë dhe në perpjekje.

1- Krijo video në  Youtube

Kjo është një aventure që po ngrihet dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë . Ti mund të krijosh video në cdo ambient që dëshiron, të  bë sh muzik, komedi etj dhe më vonë ti hedhësh këto në youtube. Ju mund të bashkëngjisni Google AdSense në video, e cila do te lidhi reklama automatike në videon tende. Kur njerëz që shohin video do të klikojnë në reklama ju automatikisht fitoni te ardhura.

2- Provo filialin tënd të marketingut dhe të shitjes

Kjo mënyrë është më e mira për persona që kanë blog ose faqe interneti aktive. Ti mund të rregjistrohesh dhe të promovosh disa produkte ose shërbime në faqen tende, për të cilat do të paguhet një tarife fikse ose përqindje për sasitë e shitura.

Nuk është shumë e veshtirë, duke qenë se ka qindra kompani që duan të reklamojnë produktet e tyre në faqe të ndryshme.  Mund të gjesh oferta duke kontaktuar direkt me shitës ose në faqe të dedikuara si ClickBank.

3- Përdor fotografinë tënde në web

Të pelqen fotografia? Nëse po, do të kesh mundësi të konvertosh pasionin në mundësi fitimi.

Faqe për fotografi si  Shutterstock dhe iStockphoto mundësojnë platforma për të shitur fotot tuaja. Mund tju ofrojnë perqindje ose tarif fikse për ti shitur në faqen e një klienti. Në këtë mënyrë një foto e vetme mund të rishitet disa herë dhe si rrjedhim të sjell e risjell të ardhura.

4- Të shkruash një libër për të publikuar online

Kjo është një punë e madhe, por pasi e ke krijuar librin tënd online dhe I nxjerr ne treg, ai mund të sjell në mënyre pasive të ardhura për cdo vit.Ti mund ta shesësh librin në faqen tënde online nëse ti e ke një të tillë.

5- Shit produktet e tua në internet

Këtu mundësitë janë të pafundme, ju mund të shisni produkte ose shërbime që ju deshironi. Mund të jetë një produkt që e ke krijuar vetë, mund të jetë një video instruktuese apo edhe një software.

Ju mund ta shisni produktin tuaj në faqen apo edhe blogun që ka produkte apo shërbime që janë të ngjashme me produktin tuaj nëpërmjet platformës ClickBank.

6- Bli një blog

Qindra blog krijohen cdo vit dhe qindra të tjerë janë të braktisur totalisht nga personat që I kanë hapur vetë. Nëse do kesh mundësi të blesh blog me një trafik të konsiderueshëm në web, si edhe te ardhurat. Ky mund të jetë një burim I mirë I të ardhurave pasive. Shumë blog bashkëpunojnë me Google AdSense, i cili siguron një të ardhur bazuar në reklama që vetë Google vendos ne këtë faqe.

 7- Krijo një website për shitje produktesh

Nëse ka një produkt për të cilin ke njohuri të vecanta, ti mund të jesh në gjendje ta shesësh atë në një website të dedikuar. Teknika është e njëjtë me atë që do të përdorësh me produktin tënd, vetem se nuk do të shqetësohesh për krijimin e produktit, por me shitje e produktit të dikujt tjetër.

Pas një fare kohe ti mund të shohësh që mund të shtosh produkte të tjetra për shitje të cilat kanë lidhje me produktin e parë. Në momentin që ajo ndodh kjo website do të gjeneroj të ardhura.

8- Krijo nje aplikacion

Aplikacionet mund të jenë burim I madh i të ardhurave. Mendo sa persona sot kanë smartphone? Cdo kush e ka një smarphone, dhe ata ngarkojnë aplikacione në mënyrë të cmendur, kuptohet për arsye te mira. Aplikacionet e bëjnë jetë e njerëzve të lehtë. Edhe nëse është një aplikacion që ndihmon njerëzit të bëjnë bashkë foto për blog-e të tyre ose aplikacion që mbajnë shënim punët, te cilat ndihmojnë për të gjithë.

9- Krijo kurse online

Cdokush është expert I një fushe të caktuar. Përse të mos krijosh kurse online për pasionin tënd? Ka shumë mënyra për të krijuar faqen tuaj për të dhënë kurse online, një shembull I mirë I kësaj është edhe faqja Udemy.com. Kur e krijon një faqe të tillë ajo vazhdon punon dhe prodhon ndërkohë që ju flini dhe njerëzit rregjistrohen në kurse sipas interesit që ata kanë.

10- Bëj lekë për gjëra që ti do ti bëje gjithësesi

Ti mund të bësh lekë duke bërv gjëra qe gjithësesi ti je duke i bëre. Shembull: InboxDollars  ju jep mundësinë të bësh para duke luajtur lojra të ndryshme, duke blerë online, duke bërë kërkime në web etj.  Swagbucks gjithashtu lejon të bësh lekë në të njëjtën mënyrë. Kjo është dick e mrekullueshme. Përdor këto faqe dhe shto të ardhurat e tua.

Burimi: Business Insider