Si te behesh Lideri me i mire nga Menaxheri me i keq

Posted by: | Posted on: January 16, 2013

Menaxheret me te keqinj mund te behen lideret me te mire. Nje lider i mire mund te behet nje bos shume i mire. Si mund te jete e vertet kjo? Do e shpjegojme me poshte.

Cfare eshte nje menaxher? Ne kuptimin primar te fjales ata jane individ puna e te cileve duhet te permbushet nepermjet punes se te tjereve. Menaxheret instruktojne, supervizojne, motivojne, vleresojne dhe ne fund japin vleresime ose ndeshkime. Ata menaxhojne duke qendruar mbrapa grupit duke perdorur autoritetin qe ata te punojne me shume, duke i mikromenaxhuar duke dhene urdhera te menaxhuar nga frika, kercenimi dhe autoriteti.

Problemi kryesor ne kete skenar eshte menyra se si per here te pare njerezit behen menaxher. Ne pergjithesi menaxher jane ata punonjes qe jane bere ekspert ne nje teme apo subjekt te caktuar. Si menaxher ata jane te patrajnuar dhe nuk kane ndonje model pozitiv qe te ndjekin ne kete rrugetim te ndryshem qe po bejne.

Cfare bejne keta individ qe behen “menaxher te tmerrshem”:

-       Ata mikromenaxhojne.

-       Marrin merita per projektet dhe idete e te tjereve.

-       Ata fokusohen ne rregulla per shumicen qe te kontrollojne sjelljen e pakices.

-       Ata marrin vendime qe ndihmojne termat e afert ne kompensimin e shpenzimeve te tyre, ne vend te interesave afatgjata te kompanise.

-       Ata marrin ne pune dhe heqin nga puna njerez te gabuar per arsye te gabuara.

-       Ata perdorin rregulla me ane te forces, frikes, kercenimit dhe titullit qe kane.

Ekziston nje shprehje e cila thote: Grupi do te ndjeki nje lider i cili do e drejtoj ate duke qene ne krye te tij, ne vend qe te qendroj mbrapa grupit.

Frika, mosbesimi, shqetesimi per sigurine ne pune, ndjenja e padrejtesise si edhe kultura e tmerrshme e kompanise jane disa faktore qe sjellin menaxheret tradicional.

Me poshte po listojme disa vecori qe mund ta bejne nje “menaxher te tmerrshem” ne nje lider te mrekullueshem:

1-    Besojeni punonjesin tuaj dhe besoni ne punonjesin tuaj qe ai do ta bej punen. Sduhet te kete mikromenaxhim.

2-    Ndihmoni te tjeret te shkojne perpara kur e meritojne, madje edhe me shpenzimet tuaja. Mos u shqetesoni qe ata ngjisin shkallet ne korporate. Nese punonjesit tuaj jane te suksesshem dhe ju do te jeni i suksesshem.

3-    Jepni kredite kur eshte e nevojshme- mos merrni kredite ne menyre te padrejte per punet e te tjereve. Kur ti i lejon te tjeret te rriten te lire edhe ti gjithashtu do te kesh rritje.

4-    Paraqit strategji por leri te tjeret te zgjedhin taktikat e tyre. Eshte e mrekullueshme kur sheh sa fuqizuese dhe motivuese mund te jete per individet kur menaxhojne detajet per te arritur qellimet strategjike.

5-    Shko ne pak mbledhje. Sa me pak pjesemarres te kete ne nje mbledhje aq me mire eshte. Percakto saktesisht se cfare deshiron te arrish ne cdo mbledhje dhe shenoi ne axhende kur ti arrish ato.

6-    Festo deshtimet dhe vlereso gjetjet (arritjet, te rejat). Jepi kurajo grupit tend te provoj gjera te reja, edhe pse ti e di qe nuk do te kete gjithmone nje produktivitet apo ndonje arritje perfekte. Ata do te bejne gabime, nepermjet ketyre gabimeve do te kene mundesine per te mesuar.

7-    Behu pjese e puneve te individeve. Nese ata e dine qe ju jeni krahe tyre, qe i besoni, kujdeseni qe ata te jene mire (sigurisht dhe familjes se tyre) ju natyrisht do ta drejtoni grupin tuaj ne nje te ardhme pozitive.

Shume kompani kane vlera te panegociueshme te cilat i kerkojne ne manaxheret dhe ne punonjesit e tyre: besimi, besnikeria, angazhimi (zotim), respekti, kurajo dhe mirenjohja.

Por mund te themi se ka shume kompani ka qe nuk u japin rendesine e nevojshem ketyre vlerave. Rendesia qe u jepet ketyre vlerave ka efekte te drejteperdrejta edhe per kompanine, gjithashtu tregon edhe nivelin e kompanise.

 

Informacioni marre nga : www.forbes.com





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>