Psikologët tregojnë 9 ëndrrat më të zakonshme dhe shpjegimin rreth tyre.

Shume psikolog janë tërhequr nga dhënia e shpjegimit për ëndrrat, por ne kemi biseduar me dikë I cili ende vazhdon studimin mbi to.

Psikologu Ian Wallace ka interpretuar më tepër se 150,000 ëndrra për më tepër se 30 vjet me rradhë. Ai na ndihmoi të shpjegojmë 9 ëndrrat më të zakonshmet, kuptimin e tyre dhe cfarë duhet të bësh pasi ke parë këtë ëndërr.

  1. Të gjendesh në një dhomë të papërdorur

Cfarë nënkupton: Dhomat në shtëpi përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tënd. Kështu që kur gjen një dhomë të papërdorur, lidhet me një talent që ju jeni duke e zbuluar por për të cilin ju nuk ishit koshient më parë.

Çduhet të bësh: Sa më tepër kohë të shpenzosh duke eksploruar talentet e tua të fjetura, aq më tepër do të mund të gjesh dyer të tjera gati të hapen për ty në të ardhmen.

  1. Makinë që ka dal jashtë kontrollit

Çfarë nënkupton: Makina përfaqëson aftësinë tuaj për të bërë progres konsistent drejt objektivave specifike tuajat. Gjatë jetës, do të ndihesh që nuk ke mjaftueshëm kontroll në rrugën drejtë suksesit.

Çduhet të bësh: Në vend që të shtosh kontrollin mbi situaten, sugjerohet të relaksohesh dhe të lejosh instiktet thelbësores të të drejtojnë të orientohesh në rrugën më të mire për ty.

  1. Të biesh, të rrëzohesh

Çfarë nënkupton: Të ndihesh sikur bie në ëndërr tregon që ti je duke u kapur fort pas një situate të vecantë në jetë. Ke nevojë të relaksohesh dhe ta lesh atë të kaloj.

Çduhet të bësh: Në vend që të jesh I shqetësuar se mos humbet kontrollin, ndonjëherë thjeshtë ke nevojë të kesh besim në vete dhe tek të tjerët, duke lejuar që gjërat të rrjedhin në mënyrë natyrale.

  1. Të fluturosh

Çfarë nënkupton: Të jesh në gjendje të fluturosh në ëndërr, tregon se ju jeni liruar nga rrethanat që kanë qënë peshë ne jetën tuaj.

Çduhet të bësh: Gjithashtu ju mund ta lidhni këtë ndjesi me ndjenjën e lirisë, si fat ose si koincidencë. Kjo ndodh zakonisht pasi ti ke menaxhuar që të marrësh një vendim të rëndësishëm ose je ngritur mbi kufizimet e një përgjegjësie të rëndë.

  1. I papërgatitur për një provim

Çfarë nënkupton: Provimet jane gjykimet që ke mbi aftësite e tua për të performuar, kështu kjo tregon se ti je duke analizuar në mënyrë kritike performancën tënde gjatë jetës.

Çduhet të bësh: Në vend që të zhytësh veten në provime të pafundme, testi I vërtet për karakterit tënd është të jesh I aftë të pranosh talentet e tua, duke festuar për njohuritë dhe arritjet, kështu shmang gjykimin e herë pas hershme për to.

  1. Të jesh I zhveshur ne publik

Çfarë nënkupton: Ne zgjedhim veshjet tona për të përfaqësuar një imazh të vecantë tonin tek të tjerët. Të jesh I zhveshur në public shpjegohet me një situatë në jetën tuaj për të cilën ju ndiheni I ekspozuar dhe I cënuar.

Çduhet të bësh: Edhe përse mund te jetë e sikletshme, ndonjëherë ti duhet vetëm të jesh I hapur tek të tjerët, kështu ata mund të shohin talentet tuaja të vërteta.

  1. Pamundësi e gjetjes së një tualeti

Çfarë nënkupton: Tualetet jane cfarë në përdorim që të përgjigjemi qartë për nevojat tona më themelore. Kështu ka një cështje në jetën tuaj të cilën ti e konsideron sfidë, kjo lidhet me shprehjen e nevojave në mënyrë të qartë.

Çduhet të bësh: Kalo më tepër kohë duke pare dhe studiuar nevojat e tua, në vend që të merresh me nevojat e të tjerëve.

  1. Një dhëmb që bie

Çfarë nënkupton: Dhëmbi juaj simbolizon besimin në vete dhe fuqinë që ti ndjen se ke, kështu disa situata po shkaktojnë shkatërrim të besimit në vete.

Çduhet të bësh: Në vend ta shohësh këtë situatë si dicka që do të të lërë pa fuqi, përpiqu qetësisht të mendosh rreth fakteve dhe ta shijosh atë si një sfidë.

1.Të ndjekin

Çfarë nënkupton: Ka një cështje në jetën tuaj me të cilën doni të përballeni, por nuk dini mënyrën se si.

Çduhet të bësh: Kjo cështje është një mundësi e madhe për ty, të ndjekësh një ambicie të vecantë personale. Edhe përse ata mund tju duken të frikshëm, ndjekësit tuaj janë duke sjellë në vëmëndjen tuaj, talente të parealizuara për të përmbushur veten tuaj.

 

Burimi: The Independent