Ja çfare aplikojnë personat super produktiv

Fokusohen në minuta jo në orë

 Persona të një suksesi normal marrin të mirqënë afate kohore gjysëm ore ose një orë në kalendaret e tyre. Personat e një suksesi të lartë e dinë që ka 1.440 minuta cdo ditë dhe ska asgjë tjetër më të rëndësishme se koha. Paraja mund të humb dhe rifitohet sërisht, por koha e ikur nuk mund të rifitohet. Ashtu si ka thene legjendari Olimpik  Shannon Miller, “Këto ditë, mbaj një skedul që është pothuajse minutë pas minute. Duhet të masterizosh minutat e tua në mënyrë që të masterizosh jetën tende.

Ata Fokusohen vetëm në një gjë

Personat ultra produktive I dinë detyrat e tyre më të rëndësishme (MIT- most important task) dhe punojnë për to pa ndërprerje cdo mëngjes. Tom Ziglar, CEO i Ziglar Inc, ka thëne “Për prioritetet e tua investo kohën në pjesën e parë të ditës, ajo do tju ndihmojë të ndërtoni biznesin tuaj. Cilat detyra do të kenë impakt më të madh në arritjen e qëllimeve tuaja? Cilat arritje do tju bëjnë të promovoheni në punë? Këto janë pika të rëndësishme që ata i ndjekin me rigorizitet.

Ata nuk përdorin listë për gjërat që duhen bërë

Hidhe listën e punëve, në vend të saj skedulo cdo gjë në kalendarin personal. Do të kuptosh që vetëm  gjërat që ke patur në listën tënde janë bërë realisht. Dhe të gjitha të tjerat e pabëra do të shkaktojne stres dhe pagjumësi.

Personat me produktivitet të lartë vendosin cdo gjë në kalendarin e tyre dhe më pas punojnë dhe jetojnë nga ai kalendar. Përdor kalendarin dhe skedulo gjithë ditën në 15 minuta. Duket e dhimbshme por ajo do të ndihmojë në 95% të rasteve.

Jane kohë kur duhet të jenë.

 Për herë të parë e kam dëgjuar këtë nga Andy Grove i Intel “Gjithmonë ka dicka më shumë për tu bërë. Më tepër se sa duhet të bëhet, gjithmonë më tepër se mund të bëhet”. Personat me sukses të lartë dinë që kanë vlerë në jetë. Po për punën por për cfarë tjetër kanë vlerë. Nuk ka një përgjigje të saktë, por në shumë vlera përfshihen: koha me familjen, ushtrimet etj. Ata e alokojnë kohën e tyre prej 1.440 minutash cdo ditë për cdo zë që ata vlerësojnë dhe më pas ata e shënojnë në skedul.

Ata përdorin bllok shënimesh.

Richard Branson ka thënë në më tepër se një rast, se sdo të kishte qënë i aftë të ndërtonte Virgin Group pa një bllok të thjeshtë, të cilën e merr me vehte kudo që shkon.

Në një intervistë, greku Aristotle Onassis tha: “Gjithmonë mbaj një bllok, shkruaj cdo gjë në të. Ky është një leksion që vlenë një mijë dollar dhe që nuk mësohet në shkollë biznesi”. Personat ultra produktiv nuk e ngarkojnë mendjen dhe kështu shkruajnë cdo gjë.

Ata përdorin email vetëm pak raste gjatë ditës.

Personat ultra produktiv nuk kontrollojnë emailet cdo moment të ditës. Ata nuk i përgjigjen cdo emaili që i ka ardhur në kutinë e emailit. Në vend të kësaj ata skedulojnë kohën për të proceduar me emaile shpejt dhe në mënyrë eficente. Për disa është vetëm mëngjesi, për mua është mëngjes, drekë dhe darkë.

Shmang mbledhjet me cdo kusht

Kur pyetën Mark Cuban për këshillën e tij më të mirë për produktivitetin e tij ai u përgjigj: “Mos shko në asnjë mbledhje derisa dikush nuk mban apel.” Mbledhjet njihen si vrasëse të kohës.  Ato fillojnë vonë, në të marrin pjesë personat e gabuar, devijojnë nga tema kryesore dhe zgjasin shumë.  Duhet të dalësh nga mbledhja në cdo moment që të jetë e mundur, kurse ti  organizo mbledhje të shkurtra kur je vetë inisiatori.

Ata thonë “jo” për pothuaj cdo gjë.

Miliarderi Warren Buffet një herë ka thënë: “Diferenca midis personave të suksesshëm dhe shumë të suksesshëm ështe se personat shumë të suksesshëm i thonë ‘jo” pothuaj cdo gjëje. James Altucher në mënyrë më të këndshme më dha këtë këshillë: “Nëse përgjigjia nuk është: Dreqin, Pooo. Atëhere ajo është një “Jo”. Mos harro ti ke vetëm 1.440 minuta në cdo ditë, mos i hidh ato tutje lehtësisht.

Ndiq rregullin 80/20

I njohur si principi Pareto, në shumë raste 80% e të ardhurave vijnë nga 20% e aktiviteteve. Ultra produktivët e njohin këtë princip dhe fokusohen në to dhe injorojnë pjesën tjetër.

Ata delegojnë pothuaj cdo gjë

Ultra produktivët, nuk pyesin” Si ta bëj këtë proces pune”? Por në vend të saj pyesin” Si duhet ta bëjmë këtë punë të përfundoj”? Ata e heqin fjalën “Unë”sa më shumë të mundet. Ultra produktivët nuk merren me mikro menaxhim dhe nuk merren me kontrolle. Në shumicën e rasteve, mjaftueshëm mirë eshtë mjaftueshëm mirë.

Ata vendosin tematikën e ditëve të javës.

Personat e sukseshem shpesh vendosin tematikën për ditët e javës që të fokusohen ne tema të mëdha.  Për dekada unë kam përdorur “Të hënat për mbledhje” dhe të jem i sigurt dhe bëj kontroll tek për tek dhe të kontrolloj cdo raport të drejtpërdrejtë. Ditët e premte pasdite jane rezervuar për cështje gjenerale administrative dhe financiare , dhe me zor pres ta mbyll para se java e re të filloj.

Më parë kam shkruajtur për tematikën e punëve të Jack Dorsey, i cili arrinte te menaxhonte dy kompani paralelisht. Grupo punët e tua që te maksimizosh eficencën dhe të jesh efektiv.

Ata I prekin gjërat vetëm një herë

Sa herë e ke hapur një email normal- ose një faturë që keni marr me email? Sa shpesh e lexon një email dhe më pas e mbyll atë dhe e lë atë të merresh më vonë me të?  Personat e susksesshëm e bëjnë këtë gjë vetëm një herë. Nëse kjo merr me pak se 5-10 minuta, cfarëdo gjëje qoftë kjo, ata do të merren me të në atë moment dhe do e përfundojnë po atë moment. Kjo mënyrë redukton stresin, duke qënë se nuk do të jetë më në mendjen e tyre, dhe është më tepër eficente duke qënë se nuk do të rilexohet apo vlerësojnë këtë cështje në të ardhmen.

Ata aplikojnë rutinë konsistente të mëngjesit.

Hal Elrod, autori I  The Miracle Morning, thotë, “Ndërkohë që shumica e njerëzve fokusohen në të bërit shumë për të arritur shumë, “The Miracle Morning” fokusohet në ‘të bëhesh’ më mirë kështu ti do të mund të bësh më pak por të arrish më tepër. Ndërkohë që dëgjoj për varietete të ndryshme zakonesh, shumë persona që janë intervistuar, ushqejnë trupin e tyre me ujë në mëngjes, mëngjes të shëndetshëm dhe ushtrime të lehta. Ata ushqejnë mëndjen e tyre me meditime, lexime frymëzuese dhe gazetari.

Energjia është cdo gjë

Personat shumë të suksesshëm nuk anashkalojnë vaktet, gjumin dhe pushimin por i ndjekin ato për më tepër e më tepër. Ata e shohin ushqimin si karburant, gjumin si shërim dhe pushimin si “sprint për punën”.

 

Ti mund të mos jesh një sipërmarrës, një olimpian apo milioner –ose të dëshirosh të jesh- por sekretet e tyre mund të të ndihmojnë të bësh më shumë në më pak kohë, dhe të ndihmojë të ndalosh së ndjeri i ngarkuar me punë dhe njëkohësisht super i hutuar.

 

Burimi: Forbes