Gënjeshtra në biznes që keni vite që i degjoni.

Sa gënjeshtra u janë thënë që prej fëmijërisë? Sa prej tyre drejtojnë ende në punën tuaj? Ja disa prej tyre që ende si keni vënë re:

  • Bosi ka të drejtë,sepse ai ose ajo është bosi.
  • Punëdhenësi juaj vendos për vlerat tuaja, ndërsa ti jo. Ti paguhesh me vlerën që punëdhënësi mendon që është e drejtë për ty. Nëse punëdhënësi mendon që niveli I pagës tënde është I drejtë, atëherë ai është I drejtë,pike.
  • Kredibiliteti jot vjen nga punëdhënësi jot, I cili ju jep tituj dhe ndere. Kredibiliteti zgjat aq sa ti qëndron në të njëjtën kompani. Ti ske kredibilitet personal, përveç kredibilitetit që të jep punëdhënësi.
  • Politikat e korporatës janë të shkruajtura në gur dhe sduhet kurrë të thyhen, pavarësisht nga situata. Personat që kanë shkruajtur politikat janë më të zgjuar se ju.
  • Punëdhënësi më I mirë është ai që vështirëson marrjen tuaj në punë. Sa më shumë “tju puthësh këmbët” dhe “tju lutesh: aq më e mire është kompania.
  • Puna juaj vjen e para, më pas vjen jeta juaj personale. Nëse ka energji në punë, ajo asiston ose është pjesë në cdo drejtim tjetër të jetës tënde.
  • Kompanitë që kanë në profilin e tyre numra, të dhëna dhe rregulla llogjike janë kompani që I përkasin fushës racionale dhe analitike. Emocionet kanë pak vend ose aspak në këto kompani, por ti duhet të perfomosh në punën tënde me Pasion!
  • Ju duhet të jepni 110% të përpjekjeve në punë cdo ditë, pavarësisht mënyrës se si trajtohesh në punë. Ti duhet ta bësh këtë sepse je me Fat që ke një punë.
  • Nëse ju jeni aq i pafat sa tju hedhin menjëherë jashtë ose të trajtoheni keq në punë, kapëdiheni! Kjo nuk është personale – ky është vetëm biznes.
  • Nëse kompania kërkon prej jush të neglizhoni familjen ose shëndetin tuaj për të përfunduar punën, mbaj mend që: ne jemi një “team” ose grup. Të gjithë për një dhe një për të gjithë!
  • Shefi do tju thotë cduhet të përmirësoni në punë. Nëse shefi nuk e kupton punën tënde, ti merre gjithësesi feddback-un e tij.
  • Biznesi ka të bëjë me shpejtësinë, sepse koha është para. Nëse ti ke një ide më të mirë se si ta bësh dicka , mbaje për veten tënde. Askush ska kohë të dëgjoj atë, edhe përse ajo mund të kursej kohë dhe lekë për kompaninë.
  • Vetëm një numër i vogël njerëzish mund të jenë sipërmarrës dhe të punojnë për veten e tyre. Këta persona janë mutant (jo normal) Personat normal punojnë për të tjerët.
  • Nëse ju nuk keni të dhëna të mbroni argumentet tuaja, atëherë argumentet tuaja do të bien. Nëse CEO do dicka të bëhet, ai do të sigurojë të dhëna që të mbrojë veten. Të dhënat e tij do të jenë: Ajo është cfarë dua,- shko dhe bëje.
  • Biznesi është i lidhur ngushtësisht me efiçencën. Nëse ti arrin të gjesh se si ta përfundosh punën tënde në më pak se 10 orë në ditë, ti je mjaftueshëm efiçent të marrësh më tepër punë.
  • Nëse mund të jetë e matshme, duhet të matet dhe ti vlerësohesh bazuar në matjet e punës tënde.
  • Cdokush në biznes duhet të paguaj detyrimet e veta, këtu perjashtohen personat që nuk paguajnë. Mos pyet përse – ka një arsye të fortë, e cila është konfidenciale.
  • Nëse shefi yt donte që ju ta dinit dicka, ai do tjua kishte thënë tashmë.
  • Nëse ti sje i lumtur në punë, ti je i Paangazhuar. Sepse ne vlerësojmë Angazhimin e punonjësit, cdo punonjës i cili është në mënyrë të pamjaftueshme i angazhuar duhet të përgatitet që të jetë në planin e performancës deri në Përmirësim të Angazhimit.
  • Ne shpresojmë të punojmë me ju për një kohë të gjatë, derisa planet tona të ndryshojnë.
  • Cdokush është i zëvendësueshëm. Ne jemi një grup i fortë dhe i bashkuar. Bravo grupi .
  • Nëse nuk të pëlqen këtu ku je, shko diku tjetër. Ama mbaj mend që: të kërkosh punë, ndërkohë që je i punësuar këtu është temeli i pushimit të menjëhershëm nga puna.
  • Punonjësit tanë janë aseti jonë më i madh

 

Burimi: Forbes