| Te ndryshme |
|
|
- Ai qe di me se shumti flet me se paku.
- Sa me shume te flasesh ne veten e pare aq me pak je vetvetja.
- Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.
- Ç'ke bere do te ta bejne.
- Dardha bie nen dardhe.
- Dardha e ka bishtin mbrapa.
- Dielli duket qe ne mengjes.
- Dhelpra kur nuk e arrin rrushin thote eshte i pabere.
- Degjo shtate a tete dhe bej si di vete.
- E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.
- Edhe bari i njome digjet neper te thate.
- Fshati qe duket s'do kallauz.
- Floke gjate mendje shkurter.
- Fjalet jane gra, veprat burra.
- Gruaja fut shejtanin ne shishe.
- Gjella me kripe dhe kripa me karar.
- Gjuha vete ku dhemb dhembi.
- Gjuha kocka s'ka e kocka thyen.
- 19.Gjithe gishtat dhembin njesoj.
- I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
- I talluri te tall.
- Jeto sikur do vdesesh neser, meso sikur do jetosh gjithmone.
- Kali i botes te le ne udhe (rruge).
- Kalliri plot e mban koken poshte, ai bosh... perpjete.
- Kur s'ke koke ke kembe.
- Koka ben koka peson.
- Kush te rreh te do.
- Kush mungon, bluan.
- Kush lyp shume e humb dhe ate qe ka.
- Mat shtate here e pri njehre.
- Me mire nje veze sot sesa nje pule mot
- Me thuaj ç'shoke ke te te them se cili je.
- Me nje lule.., s'vjen behari.
- Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre.
- Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe.
- Mendja e madhe e keqja e te zotit.
- Me mikun ha e pi por tregeti mos bej.
- Mollen e mire e ha derri.
- Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.
- Mos shiko gunen po shiko punen.
- Mos hiq petullat me duart e tjeterit.
- Mos bej te vesh vetulla dhe nxjerr syte.
- Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra.
- Nuk ngopet ariu me miza.
- Nuk i bihet fyellit gjithnje ne nje vrime.
- Nje dru i shtrember prish gjithe stiven.
- Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren.
- Nje mik i mire duket ne kohe te veshtire.
- Nje gur s'mban mur.
- Nje njeri qe ka shume fjale edhe nje i shurdhet e mund.
- Peshku ne det, tigani ne zjarr.
- Peshku i madh e ha te voglin.
- Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. Per te mbajtur uje.
- Pi rakine, mos pi mente.
- Pune shume e fjale pak.
- Punen e sotme mos e ler per neser.
- Qeni qe leh shume, nuk te ha.
- Qejfi ha dhe kumbulla te tharta.
- Shih rrushi rrushin dhe piqet.
- Te rrime drejt e te flasim drejt.
- S'behen petullat me uje.
- S' bie rrufeja ne ... (lavaman).
- Shtri kembet aq sa ke jorganin.
- S'mbahet shtepia me mjell hua.
- S'mbahen dy kunguj ne nje sqetull.
- Te gjithe derrat nje turi kane.
- Te bente çdo mize mjalte... haja dhe une.
- Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.
- Liria as nuk falet as nuk blihet, por fitohet.
- Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.
- Mendja e te zgjuarit budallait nuk i duhet gje.
- Mendja e madhe te pret fatin.
- Po ta dije djali sa e do babai, çmendet.
- Me njeriun tend duhet te kesh nje koder ne mes.
- Mesuesi me i mire eshte pervoja.
- Me mire gjethen e ferres, se gjellen e vjehrres.
- Me veshtire eshte te mbash dy gra se dy shtete.
- Po te kerkosh shoke pa te meta, mbetesh pa shoke.
- Miku, naten e pare eshte flori, naten e dyte baker, naten e trete teneqe.
- Mik i mire eshte ai, qe te mban vajzen e keqe.
- Njeriu ne lufte pa pushke, ne lume pa krahe, dhe ne gjykate pa goje; s'ka çfare ben.
- Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.
- Njeriu ne jete provon me shume hidherime sesa gezime.
- Njeriu sa me shume varrit i afrohet, aq me shume fisnikerohet.
- Njeriu mesohet usta ne shtepi te vet.
- Parate e pensionit jane paradhenie e vdekjes.
- Pasuria dhe pozita jane mysafire te perkohshem.
- Pasuria nuk eshte lumturia.
- Pasuria me e madhe e te varferit eshte nderi.
- Patriotizmi tregon vleren e njeriut.
- Prej gruas se ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.
- Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.
- Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.
- Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.
- Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.
- Qesh me mire kush qesh i fundit.
- S'ka njeri pa nje te keqe.
- Shpifja eshte si thengjilli, qe dhe kur nuk djeg, nxin.
- Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.
- Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
- Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
- Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.
- Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.
- Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
- Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa.
- Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqerit.
- Ai qe çdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij.
- Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet.
- Ai qe do te behet zengjin, niset se pari te vjedhe.
- Njeriu fshihet pas gjuhes se tij.
- Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi. Anthony D'Angelo
- Ne qofte se jeta nuk te ofron nje loje qe ja vlen ta luash, atehre krijo vete nje te tille. Anthony D'Angelo
- Nese thua ate c’ka deshiron duhet te degjosh dhe ate ç’ka nuk deshiron. Hegeni
Thjeshtesia
- Gjoja ham, shpajna bam. TETOVË
- Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË
- Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
- Dhe durimi ka kufi. JUG
- Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
- Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË
- E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË
- Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR
- Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË
- Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
- Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara. LUNXHËRI
- Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË
- I buti thyen të fortin. SHKODËR
- Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË
- Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË
- Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË
- Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG
- Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË
- Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT
- Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË
- Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG
- Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË
- Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr sheqer të ëmbëlsohesh. PËRMET
- Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. JUG
- Nuk thyen dhëmbë fjala e mbarë. JUG
- Për inat të sime vjerre, vete fle me mullixhinë. PËRMET
- Për pleshtin djeg jorganin. JUG
- Rrugë e gjatë pret shkurtër. MYZEQE
- Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
- Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
- Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
- Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. SKRAPAR
- Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. KRUJË
- Uthulla e fortë plas gurin. TIRANË
- Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. ELBASAN
- As topi i Ali Pashës s'e tund. ELBASAN
- Atij që nuk e do, i thuaji: "Të hyftë vetja në qejf". SHKODËR
- Avash Beg se ka hendek. BERAT
- Ay që ecën me krye përpjetë, bie në gropë. JUG
- Baste e budalla, motër e vëlla. JUG
- Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. GJIROKASTËR
- Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
- Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
- Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
- Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
- Edhe vali je, shiko ku ishe dje. LUKOVË
- Ena bosh zhurmon më tepër. KRUJË
- Është nga ai gur që thyen çekan. JUG
- Fjala pa punë, si peshku pa lumë. GJIROKASTËR
- Fjalë pak e punë shumë. LIBRAZHD
- Fol me ty, fol me murin. KAVAJË
- Gjëmon voza që nuk ka verë. JUG
- Gjithkush leu, mentë e veta pëlqeu. ELBASAN
- Hiqu det se do shkojë lumi. JUG
- I gjen mushka drutë. JUG
- I mbushet mendja, atij që ka mend. SKRAPAR
- Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. SKRAPAR
- Kalliri me bukë, s'e ngren kryet përpjetë. JUG
- Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon. KORÇË
- Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. DUKAT
- Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë. JUG
- Kur u ba horri pashë, vrau t'anë. KAVAJË
- Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën. JUG
- Kush s'kupton, i japin të kuptojë. JUG
- Lumi i thellë, s'ka ushëtimë. JUG
- Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. SHKODËR
- Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë. KORÇË
- Më parë mëso veten, pastaj të tjerët. JUG
- Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat. BERAT
- Mos mëso ustanë, po merri zananë. PËRMET
- Mos u kapardis si gjeli në plehra. SHIJAK
- Mos u mat me hijen e me njerëzit. JUG
- Mos u mat me hijen e pasdrekes. VLORË
- Në portën e të shurdhit mos trokit. KORÇË
- Nga ferra e vogël del lepuri i madh. JUG
- Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. JUG
- Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij. KORÇË
- Pas lufte të gjithë bëhen trima. TIRANË
- Pula bën venë e kakaris sa zgjuan mëhallë, pela bën mushkën dhe nuk ndihet fare. VLORË
- Pyetën mushkën, cilin ka baba; "kam dajo kalën" - tha. JUG
- S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
- S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
- S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
- Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
- S'tunden malet me përralla. JUG
- Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur. VLORË
- Ti mbaje veten ulët, pa të ngrenë të tjerët. LABËRI
- Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty. KURVELESH
- Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s'e ha as qeni. SKRAPAR
- Trimi që lëvdohet, nuk të vret. KOSOVË
- U bë dhija me tremb ujkun. VLORË
- U bo veja me mësue pulën. KAVAJË
- U hap dheu, doli një plesht. JUG
- U mbars mali, polli një mi. JUG
- Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë. VLORË
- U rrit kungulli dhe mori dhenë. SKRAPAR
- Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar. JUG
- Ai që e ka provue din edhe me të mësue. KOSOVË
- Bëne vath e ve në vesh. SHKODËR
- Bëj si të thotë më i madhi. JUG
- Bleta din si bëhet mjaltët. JUG
- S'di gomari të haj tagji. PËRMET
- Dami të bëhet mësim. DIBËR
- Kush s'pyet mbetet budalla. JUG
- Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit. JUG
- Njeriu pa shkollë, asht si pemë e egër. VERI
Drejtesia
- Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
- Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
- Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
- Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
- Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
- E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
- E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
- E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË
- Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
- I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
- I ligu të puth e të kafshon. JUG
- I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
- I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG
- Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
- Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
- Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
- Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
- Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
- Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
- Pyll pa derra s'ka. ELBASAN
- Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
- Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
- Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
- Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
- Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
- Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
- Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
- Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
- Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
- Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
- Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
- Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
- Bie molla që ka krimbin. JUG
- Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
- Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
- E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
- E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
- Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
- Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
- Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
- Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
- Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
- Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
- Hatëri të lë pa brekë. BERAT
- Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
- Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
- Koka e falur s'pritet. JUG
- Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
- Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
- Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
- Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË
- Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
- Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
- Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
- Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
- Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
- Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
- Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
- Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
- Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
- Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
- Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
- S'hahet në vend të djathit. KORÇË
- S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
- Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
- Vritet faji e jo njeriu. VLORË
- Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
- Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
- Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
- Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
- Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
- Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
- Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
- Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET
Besa
- Per inat te sime vjerre,fle me mullixhiun....
- Bonu burrë me dy R-ja! TETOVË
- Goja kapak ,trupi rahat "Presheva"
- Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.PRESHEVË
- Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN
- Burri lidhet për fjale; jo për kërpeshi. TETOVË
- Mos i luj fjalët si rospaja kriçet. TETOVË
- Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN
- Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVË
- Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTËR
- Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORË
- Ai që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË
- Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
- Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH
- Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR
- Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR
- Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODËR
- Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN
- Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG
- Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH
- Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË
- Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL
- Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË
- Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR
- Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI E MESME
- Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN
- Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG
- E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
- Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
- Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORË
- Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJË
- Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE
- Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
- Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODËR
- Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
- P s'u poq kombishti nuk i kputet bishti.
- Shikoji turirin,veri tagjine.
- Vjen kush vjen, shan ate qe iken.
- Me 100 dhi ne vathe mos tund 300 zile ne oborr.
- Kush eshte rreze malit sheh njeren faqe,kush eshte ne maje i sheh te dyja.''
- Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
- Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORÇË
- I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANË
- Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORË
- Ku ngul hunë var hejbet. JUG
- Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
- Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVË
- Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
- Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
- Kush kërkon gjen. PËRMET
- Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG
- Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL
- Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG
- Pushka don pushkën. TROPOJË
- Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
- Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
- Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN
- Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG
- Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG
- S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
- Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG
- Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
- Trimi e ka me vete fatin. VLORË
- Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
- Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
- Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
- Amanetin e mban toka. SHKODËR
- Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN
- Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
- Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
- Burri i mirë flet një herë. KRUJË
- Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN
- Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
- Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDË
- Ku është besa aty është dhe shpresa. KORÇË
- Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDË
- Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
- Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORË
Mençuria
- Pelën mos e kap për bishti po pi kërpeshi. TETOVË
- Budallës ja mbush bithën por jo edhe mendjen. TETOVË
- Gruja s'ipet me qesim. TETOVË
- Kur je ne grope mos germo me shume. VLORE
- Me mire rralle e per mall, se sa shume e per lum. VLORE
- Kush nuk ka koke, ka kembe. VLORE
- Te futi gishtin, futi karin. VLORE
- Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG
- Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
- Mos rro me andrra kolsh. TETOVË
- Dy budallë bajnë sa ni akmak. TETOVË
- Si t'ja krujsh, kruja fell! TETOVË
- Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG
- E treta e vërteta. DEVOLL
- Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI
- I doxh tomli i fron kosit. TETOVË
- Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
- Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
- Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
- Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
- Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
- Mos e ban penin tra. DIBËR
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
- Nuk luan ferra kot. VLORË
- Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
- Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORË
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
- Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
- S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
- S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
- S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
- Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
- Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
- Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
- Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
- Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
- Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
- Ç'i do qeni brekët. KORÇË
- Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
- Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
- E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
- Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
- Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
- Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
- Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
- Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
- Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
- Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
- Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
- Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
- Shpesh e shpesh bohet përshesh. TETOVË
- Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
- Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
- Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
- Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
- Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
- Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
- Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
- Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
- Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
- Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
- Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
- Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORË
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
- Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
- Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
- Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
- Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
- Kam inat po nuk kam takat. BERAT
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
- S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
- Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
- S'jepet një pelë për një thelë. JUG
- S'ka varfëri i mençuri. JUG
- Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
- Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORÇË
- Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJË
- U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
- Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
- Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
- Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
Maturia
- As copën e madhe mos e ha pa u menduar. KRUJË
- Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për hunde. JUG
- Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. SARANDË
- Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. JUG
- Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. SHKODËR
- Mos u bon livadh! TETOVË
- Ha me masë se ndryshe plasë. TETOVË
- Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET
- Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo shumë. JUG
- Dhjetë herë mat, një herë pre. KOSOVË
- Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI
- Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË
- Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË
- Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET
- Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
- Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË
- Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
- Janë të urtë të marrët sa pa thënë fjalët. JUG
- Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
- Këmba e madhe të shqyen këpucën. BERAT
- Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin. JUG
- Kur flet shkopi të vret. VLORË
- Kur han bukë misri, kujto bukë thekri. JUG
- Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË
- Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET
- Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët nga trutë. KAVAJË
- Lakmia, lakfyt. PUKË
- Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
- Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
- Më mirë një pulë nesër, se nji vezë sot. DIBËR
- Mos dalë goja para mendjes. BERAT
- Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
- Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
- Mos kërko vezë të pjekura në hell. SKRAPAR
- Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
- Nuk mba ujë orizi. JUG
- Një fjalë që e dinë dy veta, e dinë gjithë bota. ELBASAN
- Pi rakinë e jo mendjen. JUG
- Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen. KORÇË
- Po t'i marrësh lopës tërë qumështin, ngordh viçi. JUG
- Qefi prish qefin. JUG
- Tamahu të shpie në gjynah. JUG
- Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe perëndisë. KORÇË
- Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. JUG
- Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. JUG
- U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
- Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët. VLORË
- Unë baj barrën, ti djersin. VERI
- Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. SHKODËR
- Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR
- Nata s'ka shahit. SHKODËR
- As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
- Atje ku fle ujët, atje është më thellë. KORÇË
- Barka mbytet edhe për një lëkurë lepuri. SHKODËR
- Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi. JUG
- Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË
- Buka që thyet s'ngjitet më. JUG
- Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT
- Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në dorë mos e lësho. KRUJË
- Çohet një i marrë e qet një gur në ujë, çohen 20 të urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR
- Dimrit iu bëj hazër që në behar, e beharit që në dimër. JUG
- Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
- Duhet me i fry lugës para se me të djeg. KRUJË
- Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë e s'del dot. BERAT
- E dardhë është dhe bora, po të thanë duart. JUG
- Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë. KOSOVË
- E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË
- Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
- Gishtërinjtë i fut në mjaltë e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin. DARDHË
- I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din nuk flet. VERI
- I zoti duhet të ruajë arën e vet. ELBASAN
- Jo si cjapi te kasapi. KORÇË
- Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
- Ka thënë Nastradini, edhe në diell merr ombrellë. SHKODËR
- Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm. ELBASAN
- Kij frikë nga një njeri që frikën ta ka. KRUJË
- Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË
- Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë. PËRMET
- Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë. ELBASAN
- Kush vret nuk flet. SKRAPAR
- Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË
- Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. SULOVË
- Mos shkel në dërrasë të kalbur. KAVAJË
- Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË
- Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
- Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. JUG
- Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell. KORÇË
- Nga një vërë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia. LABËRI
- Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
- Për një dorë kashtë e vret samari mushkën. JUG
- Për një pe, për një gjilpërë, vate dëm një punë e tërë. JUG
- Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
- Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
- Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. SKRAPAR
- S'lidhet kali me pè. LUKOVË
- Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. KORÇË
- Ujku mjergull kërkon. JUG
- Zë goje qenin, bëj hazër shkopin. GJIROKASTËR
- Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje. SARANDË
- Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
- Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
- Ndarja është më e mira e të ligave. SKRAPAR
- Krushka për dhëndrin gjen peshk majë malit. SHKODËR
- Gjumi natës i randë i bën keq ditës. SHKODËR
- Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. JUG
- Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet ke. TIRANË
- Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
- As këmishës së shtatit s'është për t'i besu. KAVAJË
- Besove, bëre mirë, s'besove, ca më mirë. JUG
- Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh fqinjëria. SKRAPAR
- Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj as mikut. BERAT
- Esapi i shtëpisë nuk del në pazar. KORÇË
- E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
- I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
- Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
- Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
- Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. JUG
- Më gënjeve një herë, harram e paç, më gënjeve të dytën hallall. JUG
- Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
- Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të. SKRAPAR
- Ma kanë sharë pelën se kanë sy ta blenë. JUG
- Në më rrefsh së pari të vraftë Zoti, në më rrefsh së dyti, të ndihmoftë Zoti. JUG
- Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë ruaj gomarë. JUG
- Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin tënd. MYZEQE
- Nuk është ar gjithë që ndrit. VERI
- Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë. KORÇË
Puna
- Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
- Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
- Kot puno , kot mos raj! TETOVË
- Mos patësh punë, luje derën! TETOVË
- Mbajlle sot se e korr nesër. TETOVË
- Kur çet vetajma, nuk vihet çataja. TETOVË
- Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
- Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
- Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
- Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
- Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
- Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
- Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
- Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
- Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
- Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
- Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
- I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR
- Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH
- Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
- Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
- Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
- Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
- Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
- Malet tunden, po nuk bien. JUG
- Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
- Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
- Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
- Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
- Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
- Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
- Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
- Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
- Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
- Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
- Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
- Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
- Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
- Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
- Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
- Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET
- Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
- Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
- Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
- Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT
- Kush përton vdes urije. BERAT
- Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
- Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
- Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
- Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR
- Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
- Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
- Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
- Mos rri si nusja në dasëm. JUG
- Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
- Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
- Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
- Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN
- Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
- Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
- Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
- Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
- Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
- Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
- Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
- S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
- S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
- Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
- Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
- Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
- Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
- Vure vezën more pulën. KRUJË
Miqësia
- Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË
- Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJË
- Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG
- As buka nuk haet vetëm. JUG
- Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORÇË
- Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR
- Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
- Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE
- Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
- Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG
- Me një ka nuk bëhen pendë. JUG
- Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG
- Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
- Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
- Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
- Miku harrohet po të largohet. PËRMET
- Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
- Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORË
- Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG
- Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG
- Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
- Një krah s'mban kala. GJIROKASTËR
- Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR
- Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJË
- Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDË
- Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJË
- Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG
- Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
- S'bëhet lëmi me një kalli. JUG
- S'bëhet stani me lepura. MYZEQE
- S'mblidhen lepujt në vath. JUG
- S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVË
- Syri është më i mprehtë se kordha. JUG
- Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
- Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
- Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
- Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
- Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
- Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
- Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
- Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
- Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
- As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
- Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
- Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
- Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
- Çilet dera, rritet ndera. VERI
- Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
- Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
- Fshati digjet, kurva krihet. JUG
- Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
- I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
- Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
- Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
- I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
- I qan hallin kalorësit. DURRËS
- I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
- Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
- Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
- Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
- Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
- Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
- Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
- Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
- Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
- Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
- Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
- Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
- Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
- Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
- Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
- Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
- Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
- Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
- Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
- Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
- Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
- Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
- Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
- Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
- Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
- Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
- Mirmëngjes, me interes. FIER
- Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
- Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
- Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
- Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
- Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
- O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
- Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
- Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
- Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
- Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
- Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
- Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
- Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
- Sevapi as shitet, as blihet. JUG
- Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
- Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
- Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
- Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
- Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE
- A rrohet me zemër të lepurit? JUG
- Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG
- Ai që përton sot, pendohet mot. Vlorë
- Ai që s'ka zemër, s'ka as thembër. JUG
- Asht kollaj me ia pre bishtin ujkut të vramë. Shkodër
- As në parajsë mos rri vetëm. VERI
- Balta -- m'ë ëmbël se mjalta. Vlorë
- Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. Tropojë
- Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. Elbasan
- Cdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
- Ç'ma ka zemra, ma qit vena. Shkodër
- Çelësi që punon, nuk ndryshket. Mallakastër
- Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
- Dera e përtimit, caku i mjerimit. Librazhd
- Dielli, edhe kur ka re, ndrit. Gjirokastër
- Difton fmija, ç'ka shtëpia. VERI
- Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
- Dora me baltë buka me mjaltë. Kosova
- Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
- Duket zogu që në ve. JUG
- E vërteta rri si vaji mbi ujë. VERI
- Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
- Eja baba te te tregoj arat. JUG
- Fikut ulët i hyp kushdo. Krujë
- Fjala e plakut, e pushka e djalit. Krujë
- Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. Skrapar
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. Korçë
- Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
- Gjykon puna, s'gjykon guna. Librazhd
- Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. Vlorë
- I mjeri ai që s'mendon për pleqëri. Shkodër
- I riu ka fuqi, plaku mëncuri. JUG
- Kali plak të len barrën në rrugë. VERI
- Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. Kurvelesh
- Kazma në dorë, buka në gojë; kazma në katua, trasta del për miell hua. Skrapar
- Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
- Kohë është flori JUG
- Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. Përmet
- Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
- Kullote dhinë të të mbushë kusinë. Gjirokastër
- Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG
- Kur s'ke punë luaj derën. Përmet
- Kush di me lavdue, din edhe me cpifë. Krujë
- Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. Korçë
- Kush fle ngrohtë ka edhe ftohtë. Arbëreshët
- Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. Përmet
- Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
- Kush mori udhë, dhe do të lodhet. Gjirokastër
- Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. Berat
- Kush përton vdes urije. Berat
- Kush rri nën pemë, ha edhe kokrrat. Korçë
- Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG
- Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
- Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. Shkodër
- Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
- Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
- Malet tunden, po nuk bien. JUG
- Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
- Mbroje atdhenë si shqipja folenë. Shkodër
- Me fal gjakun është burrni. Kosova
- Më mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". Shkodër
- Më mirë te vdesësh më këmbë, sesa të jetosh më gjunjë. Berat
- Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
- Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. Vlorë
- Mos rri si nusja në dasëm. JUG
- Mos u fshi si miu prapa poçes. Skrapar
- Mos u fshi si miza nën bishtin e kalit. Korçë
- Moti ndihmon atëqë punon. Berat
- Mushka do dru, e demi kular. Sarandë
- Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG
- Nga del fjala, del dhe shpirti. Jug
- Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. Vlorë
- Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. Berat
- Nuk rron peshku pa uje. Kosova
- Nuk zihet pleshti me dorashka. Korçë
- Njeriut bëju njeri, qenit bëniu qen. Jug
- Një ujë që nuk ecën s'pihet. Elbasan
- Paraja nuk i zgjedh njerëzit. Vlorë
- Pleqëria vjen me shokë. Jug
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. Jug
- Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. Devoll
- Po nuk e pate të ligën brënda, s'të vjen nga jashtë. Vlorë
- Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. Jug
- Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. Përmet
- Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. Vlorë
- Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. Jug
- Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. Tiranë
- Qan ara se nuk i vjen fara. Sarandë
- Ruaj dhinë të pish qumështin. Sarandë
- S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
- S'gjuhet me zagar të lidhur. Berat
- Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. Tropojë
- Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. Jug
- Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. Labëri
- Trupi shëndoshet me të punuar, mëndja ndërtohet me të mësuar. JUG
- Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. Krujë
- Uji fle hasmi s'fle: Jug
- Vure vezën more pulën. Krujë
Atdheu
- Ara ime varri im. LABERI
- Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORCE
- Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJE
- Atdheu mbi të gjitha. VLORE
- Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj. KORCE
- Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTER
- Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
- Bukë e hi në shtëpi. PERMET
- Çdo hi në vatrën e tij. JUG
- Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
- Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
- Dardha bie nën dardhë. VLORË
- Derë e botës s'është strehë e kokës. JUG
- Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
- Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
- Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
- Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
- Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
- Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
- Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
- Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
- Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
- Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
- Gjuha bashkon kombin. JUG
- Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
- I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër. JUG
- Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
- Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
- Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
- Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
- Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
- Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
- O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
- Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
- Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
- Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
- Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
- Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
- Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
- Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
- Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
- Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then. KOSOVË
- Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
- Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
- Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
- Shqiptari s'ha pulë të ngordhur. JUG
- Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
- Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri. SKRAPAR
- Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
- Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep. KOSOVË
- Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
- Shqiptari s'e han trupin me bukë. VLORË
- Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
- Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË
Liria
- Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak. JUG.
- Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë. KOSOVË
- As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb. JUG
- Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi. SHKODËR
- Breshka po ferrën don. KAVAJË
- Buka e botës s'të ngop. KORÇË
- Buka e botës, laku i kokës. SARANDË
- Burri nuk shtrihet as për së vdekmi. MIRDITË
- Çdo mal e din barrën e vet. PRIZREN
- Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij. JUG
- Çdo shpresë fluturon me krahët e saj. JUG
- Ç'hall ke, vështroje. VERI
- Dasëm pa mish nuk ka. KORÇË
- Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
- Dele e butë në qafë të ujkut. JUG
- Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. KOSOVË
- Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja. SHKODËR
- E di gjalmi ç'ka torba. PËRMET
- E di vetë gomari ku i vret samari. JUG
- Gunë e huaj s'të mban ngrohtë. KOLONJË
- Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet. VERI
- Hallet e mia i di trari im. ELBASAN
- Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj. MYZEQE
- I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
- Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. KORÇË
- Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. SARANDË
- Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
- Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË- SARANDË
- Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. SHKODËR
- Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla JUG
- Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË
- Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
- Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës PËRMET
- Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. KOSOVË
- Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
- Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
- Leku i huj, peshon rëndë në xhep. PUKË
- Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
- Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
- Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
- Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. KOSOVË
- Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
- Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. KRUJË
- Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. KRUJË
- Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
- Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. ELBASAN
- Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. SHKODËR
- Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
- Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin. SHIJAK
- Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
- Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj i ngjiten ferrat pas. BERAT
- Më mirë gomar, po tëndin, se kalë, po të botës. LUKOVË
- Më mirë nën dhè i mbuluar, se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
- Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
- Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë BERAT
- Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi. KURVELESH
- Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt shtëpie të jesh vetë. JUG
- Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha. SKRAPAR
- Mjer ai që pret nga tjetri! JUG
- Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
- Mos shko maz pas pele. KOSOVË
- Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
- Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
- Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
- Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
- Një gjë që të merr dora, mos prit të ta japin. JUG
- Një punë që s'e bën vetë, mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
- Për çdo punë, puth dorën tënde. ELBASAN
- Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË
- Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë. VLORË
- Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
- Qëndro shtyllë e mos u bëj urë. KRUJË
- Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
- S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT E ITALISË
- Gjithsecili në punën e tij është zot. JUG
- S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
- Syri i të zotit plehron arën. JUG
- Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
- Trimëria dhe liria janë si nanë e bijë. KRUJË
|
|
| |
|
|
Sami Frasheri |
|
1. Ato ç’ka di nje njeri ne krahasim me ato ç’ka nuk di, jane kurregje.
2. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s’te dogjen , te nxijne.
3. Gabimet qe harrohen, perseriten.
4. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
5. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
6. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
7. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.
8. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
9. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.
10. Njeriun e bejne te perjetshem veprat e tij.
11. Ne vend qe te shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu t’i fitosh ato.
12. Njerezit jane te njejte para natyres, edukata i ben te dallohen.
13. S’ka gje me te keqe se te perqeshurit, sepse me shume prek te miret se te kqinjte.
14. Shoku me i pavlefshem eshte ai, i cili, per nje fjale qe ka degjuar per shokun e tij, nuk e do me ate.
15. Ai qe pelqen veten e tij, nuk pelqehet nga askush.
16. Duhen shume mend qe te mund te shoqerohesh me njerez pa mend.
17. Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere.
18. Po te perdoret mire koha, do te mjaftoje per te kryer çdo pune.
19. Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.
20. Njerzit e mire jane te gjykuar te behen skllever te te kqinjeve.
21. Njeriu duhet te perpiqet te mesoje çdo gje, jo te tregoje veten e tij.
22. Me i forti i njerezve eshte ai qe eshte i Zoti te permbaje vetveten.
23. Shpata e grave eshte gjuha e tyre, prandaj nuk e lene te ndryshket.
24. Zbavitja me e bukur per njerine eshte leximi, shoku me i mire libri.
25. Personi qe do ti, s’ka asnje te mete, fillo te mos e duash, pa shih sa te meta ka.
26. S’ka lumturi me te madhe ne bote se dashuria dhe harmonia.
27. Thjeshtesia e nje gruaje eshte me e vlefshme se stolite (diamantet) e te gjitha grave te botes.
28. Kush i shtrohet gjithkujt eshte kokedele.
29. Me i poshtri njeri eshte ai i cili kerkon miresi nga nje i poshter.
30. Kush lexon shume, medeomos behet i mençur ; kush punon shume, medeomos behet i pasur ; kush kujdeset per higjienen, medeomos behet i lumtur. Ai qe i ploteson te gjitha keto kondita, le te thote se ka bere me te vertet jete ne bote.
31. Vjehra nuk e kujton asnjehere kohen e nuserise.
32. Qesja nuk zbrazet duke dhene lemoshe.
33. Delen qe ndahet nga tufa e ha ujku.
34. Mos i thuaj gruas fjalen qe s’mund ta thuash ne rruge.
35. Dashuria eshte kripa e jetes, jeta pa dashuri s’ka asnje shije.
36. Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk eshte bisede, eshte grindje.
37. Arma me e mire per ta mposhtur armikun eshte zemra.
38. Njeriu ka nevoje per arsim ashtu si bima per uje.
38. Trathtia, pa marre parasysh shkakun, prapeseprape trathti eshte.
39. Te flasesh pa menduar, eshte si te zbrazesh pushken pa e vene ne shenje.
40. Durimi eshte me e madhja trimeri.
41. Dashuria eshte e embel, por perfundimi eshte shume i hidhur.
42. Njeriu i pajisur me edukate dhe me moral te mire, ne çdo gjendje qe te ndodhet, prapseprape njeri eshte.
43. Mesimi me i madh ne kete bote eshte veshtersia; s’ka sukses ai qe nuk has ne veshtersi.
44. Cdo gabim i gruas se ndershme eshte i falur nga burri i saj.
45. Thjeshtesia eshte bukuria kryesore e grave, se gjendet shume rralle.
46. Miresia qe pritet te behet per nje kohe te gjate, humbet vleren kur realizohet.
47. Thjeshtesia eshte stolia e atyre qe jane te edukuar dhe te mesuar.
48. Cdo njeri qe te do nuk mund te numerohet mik i vertet; miq te vertete jane ata qe - perveq dashurise - jane te bashkuar edhe ne mendim dhe princip.
49. Per dashurin s’ka gje me te embel se lotet e syve qe fshihen me doren e se dashures.
50. Liria eshte thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa uje.
51. Butesia ben njeriun gjithçka, pervec pasurise.
52. Vetmia eshte me e mire se shoku i keq.
53. Çdo mizor e ka diten e vet te gjykimit.
54. Ruaju nga miku qe bisedon me armikun tend.
55. Pleqeria nuk eshte jete.
56. Guximi e ben njeriun te munde luanin.
57. Xhelozia eshte humnera e dashurise.
58. Mos iu afro atij qe nuk te pret mire, ruaju te mos e merzitesh ate qe te nderon.
59. Shumehere njerezit e bejne mik ate qe u ben keq, e armik ate qe u ben mire.
60. Njeriu i persosur eshte ai i cili çka ben ne sy te botes mund te beje ne vetmi dhe çka ben ne vetmi mund te beje ne sy te botes.
61. Mos iu gabo nje te mire te atij qe te ka bere njeqind te keqija, mos iu hidhero nje te keqeje te atij qe te ka bere njeqind te mira.
62. Mos kij besim ne njeriun qe s’ka besim ne ty.
63. Po deshirove te duash nje njeri, ose te doje ai ty, shihu shpesh me ate.
64. Duke mos e pare per shume kohe ate qe e do, njeriu fillon te mos e doje, duke e pare shpesh njeriun qe nuk e do, fillon ta do.
65. Mendja e njeriut kuptohet me te folur dy tri fjale, por zemra e tij s’mund te kuptohet as per disa vjet.
67. Nuk eshte pasuria ajo qe sjell lumturi dhe fatkeqesi, kryesishte eshte morali.
68. Ashtu sikunder mund te ndryshoje fytyra e njeriut, mund te ndryshoje edhe mendimi i tij, por zemra s’mund te ndryshoje.
69. Kembengulja e qendrimi ben te mundshme te pamundshmen.
70. Njeriut te drejte shume rralle i plotsohen deshirat, por gjithmone eshte i sigurt dhe i qete.
71. Kush deshiron te duhet, le te doje.
72. Ne qofte se eshte lumturi te duhesh, eshte lumturi me e madhe te duash.
73. Syri eshte nje dritare e shpirtit.
74. Shumica e njerezve, sidomos grate, nuk i done ata qe i done por ata qe i perbuzin.
75. Fytyra e qeshur eshte kripa e bukurise.
76. Gruaja duhet te kete ne doren e djathte gjilperen e ne te majten librin.
77. Burrat besojne se bota eshte krijuar vetem per ta.
78. Burrat pretendojne se çdo gje e dine me mire se grate, madje dhe ushqimin e femijeve dhe larjen e te lintave.
79. Njeriu qe ka mendjen dhe zemren te forte e perdor veten e tij sipas rastit dhe nuk behet skllav i iluzioneve e i ndjenjave. Ndersa njeriu mendjelehte jepet pas iluzioneve, dhe njeriu me zemer te dobet pas ndjenjave duke mos zoteruar veteveten.
|
|