Çbëjnë personat e sukseshem para se te flenë

Gjëja e fundit që ti bën para se të shtrihesh ka një impakt sinjifikant në gjëndjen dhe nivelin e energjisë që do të kesh të nesërmen, shpesh determinon sa mirë dhe sa shumë do të flesh.

Personat e sukseshëm kuptojnë se suksesi I tyre fillon dhe mbaron me shëndetin e tyre mendor dhe fizik, I cili është pothuaj totalisht I varur nga gjumi i mjaftueshëm.

Kjo është arsyeja përse rutina e mirë para gjumit është ritual kyç për shumë prej tyre.

Këtu jane cfarë persona të suksesshëm bëjnë para se të flenë:

  1. Ata lexojnë

Expertët janë dakord që të lexuarit është gjëja më e fundit që këta persona bëjnë para se të flenë – dihet që Barak Obama dhe Bill Gates lexojnë të paktën 30 minuta para se të flenë. Michael Kerr, folës rreth biznesit ndërkombëtar dhe autor I “Smund të jesh serioz. Të kesh humor në punë” ka thënë se njeh shumë biznesmen të cilët stopojnë cdo gjë para se të flenë vetëm për të lexuar, deri aty sa skedulojnë kohën në kalendarin e tyre.  Leximi nuk është domosdoshmërisht për libra biznesi apo libra inspirues. Shumë prej tyre gjejnë vlera nga informacione të burimeve të ndryshmë, duke besuar që ky lexim ushqen rritjen e kreativitetit dhe pasionit në jetën e tyre.

  1. Ata shkëputen nga puna

Personat vërtet të suksesshëm bëjnë cdo gjë tjetër por jo te punojnë para se të shkojnë të flenë. Ata nuk kontrollojnë emailet në mënyrë obsesive dhe nuk flasim apo diskutojnë për cështje lidhur me punën. Studimet tregojnë që në rastet kur merresh me punë ndërkohë që je në shtrat, është e pamundur të shlodhesh, ndaj është esenciale që krevatin ta rezervosh vetëm për te fjetur dhe për s3x.

  1. Ata “fikin” totalisht cdo gjë

Të shkëputesh nga puna nuk nënkupton vetëm të mos kontrollosh emailet kur je shtrirë, por dhe të shkëputesh nga mediat sociale, lojrat në telefon dhe të tjera. Analistët bien dakord që cdo lloj ekrani në kohën e krevatit më tepër ju dëmton se ju bën mirë.  Drita blu e ardhur nga telefoni juaj, imiton dritën e diellit, e cila I thotë trurit që të ndaloj prodhimin e melatoninës, hormone bazë për rregullimin e ritmit çirkadian I cili komandon trupin kur të flejë dhe kur të ngrihet. Kjo mund të shkaktojë jo vetëm pagjumësi por edhe probleme si kanceri dhe depresioni.

     4. Ata përgatisin një to-do-list, listën e gjërave që duhen bërë 

Për njerëzit e suksesshem “të pastrosh” mëndjen për një gjumë të mirë është thelbësore. Para se të flenë këta persona shkruajnë temat që janë në pritje për tu bërë ditën e nesërme, kështu heqin nga mendja të gjitha mendimet që lidhen me to, dhe këto mendime nuk ngarkojnë mendjen e tyre gjatë natës. Kenneth Chenault, CEO i American Express, është një shembull I aplikimit të kësaj mënyre, para gjumit shkruan tre gjërat kryesore  të cilat duhet ti përfundojë ditën e nesërme.

  1. Ata kalojnë kohe me familjen e tyre

Woodward thotë: është e rëndësishme te krijosh kohë për partneren/partnerin, kohë të flasësh me fëmijët, ose të lozësh me qenin. Laura Vanderkam, autore e “Unë e di se si ja arrin” dhe “Çfarë bëjnë personat e sukseshëm para mëngjesit” thotë se kjo është një praktikë e përbashkët për njerëzit e suksesshëm. Ajo ka dal në konkluzionin që jo të gjithë mund të shtrihen në të njëjtën kohë me partnerin, por nëse munden, është një mënyrë shumë e mire për tu lidhur dhe për të folur për gjërat e ditës.

  1. Ata bëjnë një xhiro mbrëmjeje

Joel Gascoigne, CEO i Buffer, bën ecje 20 minuta para se të shkoj në shtrat.  Kjo është një periudhë e cila më lejon të vlerësoj punët gjatë ditës, të mendoj për sfida të reja, gradualisht të ndaloj mendimet për punën dhe të filloj të lodhem thote ai. Ndërkohë që besohet se ushtrimet para gjumit parandalojnë atë, organizata e cila merret me këtë temë ka dal në konkluzion se ushtrimet, kurdo qofshin këto edhe në mbrëmje ndihmojnë për të fjetur.  Studime të ndryshme gjithashtu kanë treguar se të bësh ecje redukton stresin dhe ankthin.

  1. Ata reflektojnë mbi gjëra të mira të ditës.

Kerr, thotë se shumë njerëz të suksesshëm marrin kohë para shtratit për të reflektuar ose shkruar tre gjëra për të cilët ata janë mirënjohës që kanë ndodhur atë ditë.Mbajtja e një “ditar mirënjohjeje” gjithashtu kujton njerëzit e suksesshëm që kanë bërë atë ditë në çdo aspekt të jetës së tyre, e cila shërben si një rrugë kyçe për të qëndruar i motivuar, sidomos kur kalon një periudhë të vështirë. Është e lehtë të biesh në grackën e ripërsëritjes së situatave negative. Pavarësisht se sa keq dita shkoi, njerëzit e suksesshëm zakonisht arrijnë të shmangin këtë spirale pesimiste e negative, sepse ata e dinë se do të krijonin vetëm më shumë stres.Benjamin Franklin I bën vetes të njëjtën pyetje çdo natë: “Çfarë të mire kam bërë sot?””Mos harroni të merrni pak kohë për të reflektuar mbi momentet pozitive të ditës dhe të festuar sukseset, edhe në qoftë se ata ishin të pakta “thotë Woodward.

  1. Ata krijojnë pikturen e suksesit për ditën e nesërme.

Shumë persona të suksesshëm pak minuta para se te shkojnë në shtrat parashikojnë të ardhmen dhe përfundim pozitiv për projektet që janë duke ndjekur. Për shumë prej tyre ky nuk është ushtrim apo detyrë, ata kanë dhuratë aftësinë e krijimit të figures për të ardhmen e cila ju vjen natyrshëm.

  1. Meditojnë.

Shumë persona të suksesshëm 10 minutat para gjumit I përdorin për të medituar. Eshtë një mënyrë e mire për të relaxuar trupin dhe qetësuar mëndjen.

  1. Ata planifikojnë të flenë

Duke qënë se shkruhet shumë për pagjumësinë dhe rrezikun që ai mbartë, ka bërë që shumica e personave të suksesshëm ti japin prioritet gjumit- i cili për persona të fiksuar pas punës dhe sipërmarrësit është një sfidë.  Një mënyrë për ta arritur është të shkosh në shtrat cdo natë në të njëjtën orar, I cili është celës zakoni që të gjithë expertët e gjumit e rekomandojnë për të ndihmuar një gjumë të shëndetshëm.  Vanderkam  sugjeron që të planifikoni kur do të zgjoheni, numërimin mbrapsht megjithëse janë shumë orë që ju duhet për të fjetur, dhe pastaj e konsiderojnë vendosjen e një alarmi për t’i kujtuar vetes që të bëhet gati për shtrat . “Gjëja më e keqe që mund të bëni është të qëndrojnë deri vonë në mëngjes zgjuar, pastaj të merrni një sy gjumë në mëngjes” thotë ajo.

  1. Ata mbajnë një ritual higjene

 Nga studimet rekomandohet që ju të krijoni ritualin e higjenës e cila dërgon sinjal psikologjik që ju po bëheni gati për në shtrat. Kjo përfshin larjne e dhëmbëve, larjen e fytyrës apo e krehjen e flokëve.

  1. Shmangin verën

Ndërkohë që pirja e alkoolit ndihmon për të fjetur, instituti i shëndetin raporton se alkooli ka ndikim në cilësinë e gjumit. Alkooli I mban njerëzit në gjumë të lehtë nga i cili mund të zgjohen lehtësisht dhe i parandalon ata nga gjumi i thellë i cili është gjumi rikuperues i trupit.

 

Burimi: The Independent