8 Mënyra si të rrisësh vetëbesimin.

 

Personat e suksesshëm shpesh shfaqin vetëbesimin – kjo ndodh pasi ata besojnë në vetvete dhe në atë që ata bëjnë. Gjithësesi nuk eshte suksesi i tyre që i bën konfident (apo të kenë vetëbesim), vetëbesimi ekziston edhe para suksesit.

Dyshimi sjell dyshim. Përse duhet që dikush të besoj tek ty, ne idenë tënde ose në aftësite e tua kur ti vetë nuk ke besim.

Nevojitet vetëbesim për arritje te reja. Personat që stepen apo janë të pasigurt janë të predispozuar të qëndrojnë në të njëjtin ambientin të cilin e konsiderojnë të qetë dhe pa ndryshime. Mungesa e vetëbesimit bën të ngecësh në një punë dhe të lësh mundësitë të të ikin.

Njerëzit që s’kanë besim ne vetvete ndihen në mëshirë te rrethanave të jashtme. Personat e suksesshëm nuk ndalen nga pengesat, ata rriten që në rastin e parëe që ju jepet mundësia të shfaqin veten e tyre.

Askush veç vetes nuk të pengon ty të arrish atë që do. Ka ardhur koha të heqësh barrierat që ke me mëdyshjet në vetvete.

1.Hidhi një vështrim të ndershëm vetes tënde

Ka një dallim midis mendjemadhësisë dhe vetëbesimit.  Mendjemadhësia, është të mburrësh veten. Vetëbesim do të thotë  të mendosh se mund ta bësh punën e marrë përsipër.  Me fjalë të tjera, vetëbesimi fitohet me punë të vështirë, dhe njerëzit janë të vetë-vetëdijshëm për vetëbesimin. Kur besimi juaj tejkalon aftësitë tuaja, ju keni kaluar kufirin në arrogancë.

Para se të kërkosh te rrisësh vetëbesimin, është e rëndësishme të bësh një vetë-vlerësim të ndershëm dhe të saktë të aftësive që ke. Nëse ke pika të dobëta bëj plan ti forcosh ato dhe të minimizosh ndikimin e tyre negative. Nuk mund të shmangësh dobësitë e tua duke i injoruar ato.

2. Thuaj JO

Kërkimet e bëra nga Universiteti i Kalifornisë tregojnë se: sa më të vështirë ta kesh te thuash JO, aq më tepër do të përjetosh stres, madje edhe depression. Ndikime të tilla e shkatërrojne vetëbesimin.

Personat konfident (ata që kanë vetëbesim) e dinë që të thonë JO është më e shëndetshme sesa ti shmangen asaj. Ata  thonë JO-në e tyre qartësisht dhe prerazi. Kur është koha për të thënë JO ata shmangin fraza si “nuk mendoj se mundem’ apo “s`jam I sigurt”. Ata thonë JO me vetëbesim, pasi e dine që duke thënë JO, respektojnë angazhimet aktuale dhe u jepet mundësia ti përmbushin me sukses të plotë.

3. Të kesh mardhënie të mira me eprorin

Një mardhënie e acaruar me eprorin mund të shkatërroj edhe vetëbesimin e personit më të talentuar. Eshtë e vështirë te jesh konfident (vetëbesues) kur eprori juaj vazhdimisht ju kritikon ose saboton kontributin tuaj. Përpiqu të identifikosh se ku mardhënia ka ecur gabim dhe të vendosësh nëse ka dicka që mund të bësh për të rikthyer apo ndërtuar për një mardhënie të mirë. Nëse mardhënia është vërtet e pa shpëtueshme, atëherë ka ardhur koha te lëvizësh diku tjetër.

4. Kërko fitore të vogla

Njerëzit me vetëbesim kane tendencë të konkurojnë dhe të sfidojnë veten e tyre, edhe kur përpjekjet e tyre sjellin fitore të vogla. Fitoret e vogla ndërtojnë receptor të rinj androgjen në zonën e trurit e cila është përgjegjëse për motivimin dhe shpërblimin. Kjo sjell rritjen e receptorëve androgjen dhe ndikimin e testosteronëve, te cilët rrisin më tepër vetëbesimin dhe ambicjen për të trajtuar sfidat në të ardhmen.

5. Gjej një këshilltar

Askush nuk mund të ndërtoj vetëbesimin tek një person, ashtu si mund ta bëj një person I talentuar dhe me eksperiencë që të tregon rrugën dhe të qëndron mbrapa për një punë të bërë mirë. Një këshilltar I mire është si një pasqyrë, ai te jep një pamje dhe një këndvështrim që ti ke nevojë të njohësh dhe të besosh ne vetvete.  Njohuria ndërton vetëbesim – të dish se ku qëndron apo ku je, të ndihmon të fokusosh ne mënyrë më eficente energjitë e tua. Përvec kësaj një këshilltar të ndihmon edhe në çështje kulture që funksionojnë në kompaninë tuaj. Të dish rregullat e pashkruara për mënyrën se si të bësh gjërat në punë është nje ndihmë e madhe që lidhet direkt me rritjen e vetëbesimit.

 6. Planifiko ushtrime fizike

 Sipas një studimi personat te cilët kryejnë dy herë në javë për 10 javë rresht aktivitet fizik ndihen me kompetent ne aspektin social, akademik dhe atletik. Këta persona i japin rëndësi dhe e vlerësojnë lart imazhin fizik dhe kanë respekt per veten. Dhe për më tepër, nuk ishin ndryshimet fizike në trupin e tyre përgjegjëse për rritjen e vetëbesimit, por ai që bente ndryshimin ishte pozitiviteti i menjëhershëm i ushqyer me endorfinë që sillte stervitja.Skedulo ushtrimet e tua dhe sigurohu që ti kryesh dhe vetëbesimi do të jetë gjithmonë pozitiv.

7. Vishu për sukses

Na pëlqen ose jo, mënyra sesi ne vishemi ka një efekt të madh në mënyrën se si njerezit na shohin ne. Element si ngjyra, prerja dhe stili i veshjeve që kemi- madje edhe aksesorët që përdorni – komunikojnë me zë të lartë (gërthasin). Por mënyra se si ne vishemi ndikon edhe ne mënyrën se si ne shohim veten tonë.

Studimet kanë treguar që njerëzit komunikojnë ndryshe kur ata janë veshur në mënyrë zyrëtare, krahasuar me rastet kur janë veshur jo zyrëtar.  Për të rritur vetëbesimin, vishuni mirë. Zgjidh veshje që reflektojnë atë cfarë ti je dhe imazhin që ti do te projektosh tek te tjerët, edhe pse ajo do të thotë të shpenzosh më tepër kohë për ti zgjedhur dhe veshur.

8. Ji i vendosur, por jo agresiv.

Agresiviteti nuk është vetëbesim, është ngacmim. Kur ju jeni të pasigurt, është e lehtë të kalosh në agresivitet edhe pse nuk e synoni atë.  Ju nuk do të jeni në gjëndje për të rritur vetëbesimin derisa të mësoni se si të mbani pasiguritë tuaja në gji.

 

Burimi: Forbes