13 këshilla të arta për karrierën tuaj që askush s`jua ka thënë më parë

Merr avantazhet nga cdo gjë që meson prej kolegëve. Mos dëgjo këshillat lidhur me karrierën të cilat përfliten kudo. Tejkaloji këto dhe bëj çfarë ti dëshiron. Gjithmonë duhet të jesh I pari që shkon dhe I fundit që ikën.

Por cilat janë disa këshilla unike që askush derimëtani nuk I ka përmendur, të cilat sjellin diçka të ndryshme në karrierën tuaj.

Po ju sjellim disa prej tyre,

Mos u mbingarko me punë

S`duhet të dukesh shumë I zënë me punë. Kemi parë punonjës të dedikuar dhe të zgjuar, të dështojnë për t`u promovuar, sepse janë shumë të zënë të punojnë fort dhe paraqiten shumë të rraskapitur. Nëse paraqitesh I stresuar, të tjerët do të mendojnë që s`je I përgatitur, për më tepër kështu do të humbësh mundësi për projekte të reja dhe innovative.

Respekto ambientet e përbashkëta

Asnjëherë, kurrë mos gatuaj peshk në mikrovalën e zyrës suaj.

Bashkohu në aktivitetet argëtuese

Në punën tuaj të re, prano ftesat e pakta që do të kesh për drekë apo edhe për të pirë dicka në mbrëmje. Nëse vendos ti refuzosh, për çfarëdolloj arsyeje, ata s`do të ftojnë më, dhe ti do e ndiesh veten si një I huaj I hutuar.

Kërko për punë që nuk ju janë dhënë direkt

Kur ti hynë në një punë të re, suksesi i së ardhmes varet nga bërja e punëve dhe përgjegjësive të pacaktuara për ju. Çdokush mund të bëj punë të caktura, por përfundimi I një pune të pacaktuar, ose të pamenduar më parë nga të tjerët, sjellë më tepër vlerë në kompani se ç`mund të sjellë një punë e caktuar.

Tregoju të tjerëve që ata janë prioritet për ju

Kupto që kur njerëzit të shohin që e kontrollon telefonin në çdo telefonatë, pastaj nuk përgjigjeni kur ata ju telefonojnë, ata dalin në konkluzionin që ju I fusni në radhë me prioritet të ulët.

Ndihmoji të tjerët edhe nëse nuk keni përfitim direkt prej tyre

Merr pak kohë t`ju përgjigjesh pyetjeve, të ofrosh referenca, të hapësh dyert etj, për persona që kanë nevojë për ndihmën tuaj edhe pse nuk do të marrësh asgjë në këmbim. Përpjekja juaj do të shpërblehet në të ardhmen në një mënyrë të pa pritur.

Qëndro në kontakt me kolegët e vjetër

Marrëdhënia shoqërore me personat të cilët e lënë kompaninë, janë më të vlefshme për ty se sa marrëdhënia që keni ju me kompaninë tuaj.

Kupton pikat e dobëta

Pikët e tua të dobëta për të cilat ti je koshient janë ato nga të cilat duhet të trëmbesh. Duhet të definosh pikat e tua të dobëta dhe të përpiqesh ti tejkalosh ato, për këtë do t`ju nevojitet ndihmë nga persona të tjerë.

Mëso nga ata që të rrethojnë

Kur ti dëshiron të mësosh disa aftësi, shiko përreth për dikë që tashmë I ka ato aftësi. Më pas vëzhgo çfarë bën dhe kopjoje. Gjej çfarë funksionon për ty dhe modifikoji ato sipas aftësive dhe stilit tënd.

Merre (hiqe) presionin që ka shefi juaj

Pyet shefin tënd cili është problemi I tij më I madh, dhe përpiqu t`ja heqësh atë.

Praktiko mirënjohjen

E drejta është “vrasëse” për karrierën tuaj. Fokusohu tek të qënit mirënjohës dhe të punosh fortë në vend të ndihesh se të janë borxhli.

Gjej mënyra për të përmirësuar proçesin e punës

Përpiqu ta bësh punën, të cilën do e vazhdoj një person tjetër pas jush më të lehtë. Psh. Nëse je duke punuar në një projekt I cili do të kaloj në disa duar, shiko çfarë gjërash mund të bësh të cilat do të lehtësojnë punën e personit I cili do të vazhdojë pjesën tjetër të projektit.

Mos u kap nga paniku për të ecur përpara

Mos u përhumb për tu zhvilluar progresivisht por përpiqu të zhvillohesh edhe paralelisht. Zakonisht personat me eksperienca të ndryshme zhvillohen më shpejt, se personat që kanë më shumë eksperience vetëm në një drejtim të caktuar.

 

Burimi: Business Insider