12 truke psikologjike që mund të ndihmojnë të komunikosh me këdo

Ka raste kur ndihemi jo komfort për të pyetur dikë rreth një teme të caktuar. Ekzistojnë disa metoda për të ndërtuar marëdhënie të mira me çdokënd.

  1. Nëse përgjigjia nuk ju përshtatet – shembull, personi me të cilin po flisni, lë diçka pa thënë, nuk është I qartë apo gënjen- mos e pyet sërisht. Në vend të saj shikoje në sy qetësisht dhe me vëmendje. Kjo teknikë do ta vendos atë “me shpatulla pas muri” dhe personi në fjalë do të jetë I detyruar të vazhdoj mendimet.
  2. Nëse dikush ju bërtet – përpiqu të qëndrosh I qetë,duke ndenjur totalisht pasiv/e. Reagimi I parë pas një të bërtiture është zakonisht zemërimi,të cilën mund ta provokoj sjellja juaj, por ajo shpejt do të largohet. Atëherë reagimi i ardhshëm do të zbehet në – ndjenjën e fajit përballë sjelljen e tij provokuese dhe agresive. Me shumë gjasa ofenduesi do të jetë I pari që do të kërkojë ndjesë.
  3. Nëse e di që personi do të të kritikoj mblidh gjithë kurajon dhe përpiqu ti ulesh në krahë në vend që ti ulesh përballë. Në ketë rast personi do të pendohet do të thotë gjëra më pak negative në lidhje me ju.
  4. Ushqimi është i lidhur gjithmonë me paqen dhe sigurinë, kështu që ne hamë në shtëpi rrethuar vetëm me muret tona, më shpesh. Për këtë arsye nëse jeni të shqetësuar, thjeshtë përtypni një çamçakiz. Përtypja do të gënjej trurin tuaj duke dhënë impresionin e të ngrënit dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar, kështu do të ndiheni më të sigurt dhe të qetë.
  5. Një metodë e vjetër dhe e provuar nga shumë student në provime.Nxënësit imagjinojnë që profesori është shoku I tyre I afërt dhe I mirë, kështu ata ndihen më të qetë,dhe kjo I ndihmon ato që të gjejnë pyetjet e duhura. Kjo teknikë është efektive edhe në situata të tjera. Provojeni para një intervistë të rëndësishme.
  6. Nëse çdokush në grup fillon të qeshi në të njëjtën kohe, çdokush sheh nga personi që më së shumëti pëlqen,ose nga personi me të cilin deshiron të afrohet.  Konsideruar këtë fakt shikoni sytë e çdokujt pas një shakaje të suksesshme, do të mësosh shumë prej kësaj.
  7. Takohu me dikë, shpreh pak me tepër gëzim se shpreh me përsona të tjerë. Shembull: buzëqesh sinqerisht ose përpiqu ti përmendësh emrin me mirësi. Me kalimin e kohës do të fillosh të referosh më mirë me ketë përson, dhe kënaqësia e takimit do të jetë I sinqertë.
  8. Nëse puna juaj është e lidhur me njërëzit, është e mundur ti “detyrosh” ata të sillen me edukatë dhe butësi. Vendos një pasqyrë pas vendit të punës,kështu bashkëbiseduesi juaj do të shoh gjithmonë reflektimin e veprimeve të tij. Si rregull njërezit përpiqen të duken më mirë dhe të nxjerrin në pah anët më të mira të tyre në pasqyrë dhe nuk duan të duken të këqinj apo të ashpër. Kështu, sigurisht do të qeshin më shumë.
  9. Nëse do të tërheqësh vëmendjen e një personi që pëlqeni, fiksohu tek diçka direkt mbi supin e tij ose të saj. Menjëherë sapo të kuptosh që ja ke tërhequr vëmendjen, në mënyrë të shpejt shikoje në sy dhe buzeqeshi. Funksionon padyshim!
  10. Në fakt ne mund ta kontrollojmë stresin tonë. Kur jeni shumë I shqetësuar, ju filloni të merrni frymë thellë dhe zemra fillon të rrahi shpejt. Përpiqu të detyrosh veten të marri frymë me lehtësisht dhe të balancoje rrahjet e zemrës. Besoni çdo gje qëndron në fuqinë tuaj.
  11. Në mënyre që të fitosh simpatinë e personit që në takimin e parë, përpiqu të specifikosh ngjyrën e syve të tij/saj kur e takon. Kontakti me sy gjithmonë funksionin efektivisht.
  12. Njërezit tërhiqen nga personat qe kanë besim në vete dhe te veprimet e tyre. kështu që tregoju atyre për çfarë je duke folur.

Mimika jonë eshtë shumë e lidhur me emocionët tona, në ngrejme vetullat kur prekemi dhe sytë na mbyshen me lot. Në anën tjetër shprehia jonë e fytyrës afekton gjendjen tonë të brendshme. Nëse ti bën një fytyrë e cila eshtë e ngjashme me një fytyrë që qan, është e mundur që lotët të dalin vetë. Përdoreni ketë aftësi me përfitim –buzeqeshni. Buzëqesh pa arsye dhe pas disa sekondash buzeqeshja juaj do të jetë e vërtet dhe e sinqertë.

Burimi: The independent