10 Shenja që ti je më I zgjuar se mesatarja

Shkencëtarët janë përpjekur të masin inteligjencën për qindra vite me rradhë, IQ ka qenë një nga testet I cili është përdorur për ta bërë kete matje.

Gjithesesi testet IQ kanë marr kritika për arsye se konsiderohet nje matës vetëm I inteligjencës dhe për tepër ka dal totalisht gabim.

Në vazhdim do të gjeni 10 arsye përse jeni më I zgjuar se mesatarja:

  1. Ti flet më shumë se një gjuhë.

Studimet kanë treguar se të flasësh më shumë se një gjuhë ul përqindjen e sëmundjeve si Alzheimer. Gjithashtu ndikon në zhvillimin e trurit dhe në eficencën e tij.  Sa më shumë gjuhë të flasësh më eficent është truri juaj.

  1. Të kesh IQ më të lartë se 100

Mesatarja e IQ në Angli është 100. Gjithashtu, si edhe është përmendur më lart, IQ është vetëm një matës I inteligjencës, por ende mund të përdoret si indicator.

  1. Të jesh fëmija më I madh I familjes

Po më në fund të jesh fëmija I madh ka një anë pozitive! Një studim ka treguar se IQ për fëmijët më të mëdhenj të familjes është 3 pikë më lart se vëllezërit dhe motrat e tyre më te vegjël. Kjo nuk është dicka gjenetike por lidhet me ndërveprimet familjare në shtëpi.

  1. Të jesh një person “mace”

Personat me karakter ‘mace’ janë më pak social se të tjerët, por në një studim të bërë nga student të një universiteti doli që 11% e personave që pëlqejnë macet më tepër se qentë, shënojne pikë të larta në testin e bërë për personalitetin dhe inteligjencën.

  1. Te pish

Shumë studime kanë arritur të bëjnë lidhjen e pikëve të larta në testet e inteligjencës dhe pirjen e alkolit. Sipas një studimi bërë në 2013, studentët e universiteteve pijnë më tepër alkol se moshatarët e tyre që nuk e kanë vazhduar universitetin.

  1. Ti ke mbaruar një universitet

Vetëm 35 % e popullsisë ne Angli (16- 64) kanë mbaruar universitetin. Shumë përsona rregjistrohen në universitet por jo të gjithë arrijnë ta mbarojnë atë.

  1. Ti je majtosh (përdor më tepër dorën e majtë)

Përsonat që përdorin me tepër dorën e majtë përbëjnë mesatarisht 10% te popullsisë në botë, ndërkohë askush nuk është I sigurt cili është faktori që shkakton këtë bujari. Ka studime që tregojnë së majtoshët kanë aftësi njohëse më të mira.

  1. Ti je person që shqetësohesh

Mesa duket të shqetësohesh mund të mos jetë dicka e keqe. Një studiues ka pyetur 126 persona që nuk kanë mbaruar universitet të plotësojnë një pyetësor rreth asaj që I shqetëson ata më së tepërmi dhe shpeshtësisë së saj. Përfundimi ka treguar se ata që mërziten më shumë përkonin më të njëjtët persona që kanë pikë të larta në testen e inteligjencës.

9.Ti je gazmor

Një studim I bërë për mënyrën se si ne perceptojmë tërheqjen, tregon se personat me pikë të larta në teste inteligjence priren të jenë edhe me gazmor/shakator, e cila nga ana tjetër I bën ata më tërheqës.

10.Ti dyshon në inteligjencën tënde

Një dozë e shëndetshme e dyshimit personal mund të jetë një tregues I një personi me inteligjencë të lartë. Filozofi grek Sokrati ka thënë:  E vetmja urtësi e vërtetë është të dish, që ti nuk di asgjë.
Efekti Dunning – Kruger, vërejtur në vitin 1999 nga Justin Kruger thekson se njerëzit inteligjentë janë më të gatshme dhe ne gjendje për të zbuluar dhe korrigjuar gabimet e tyre.

 

Burimi: The independent